Një breshëri të shtënash që zgjat të paktën 7 sekonda ka tronditur banorët e Big Brother Vip që ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë në momentin kur u sulmua me armë godina e televizionit Top Channel.

Siç shihet në video, Qetsori, Kristi dhe Nita ndodhet të ulur jashtë kur nisin të shtënat. Kristi pyet ça ishte kjo dhe Qetsori i përgjigjet “kallash mo” dhe shton “do ketë kaluar ndonjë makinë ka qëlluar në ajër”.

Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar. Roja i sigurisë, Pal Kola humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.