Nga takimi me “skuadrën” e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi primaret e opozitës, ku sipas tij lista e 11 Majit u bë në bazë të interesave, jo sipas meritës.

Rama i bëri thirrje edhe mbështetësve të opozitës, për të cilët tha se nuk duhet ‘ta çojnë votën dëm’.

Populli që mban peng këneta jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta. Ne nuk kemi bërë primare, primare iu thënçin se ato janë si papare jo primare. Por në këtë grup është bërë një vlerësim i atyre njerëzve që vijën nga një kontribut i drejtpërdrejtë në parti.

Këtu Avdiu as që e ka pritur që do ishte në listën e deputetëve. Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i Partisë në Kavajë del i pari, e lënë jashtë pa asnjë problem. Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, ajo është listë është bërë për të qenë më një listë qorrash e shurdhësh e kua kua kuash. Është bërë gati për të qenë opozitë. Jo për të çliruar tiktakun por për të thënë fituam por na e morën si gjithmonë.

Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne, por ja ku keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne, do shkrijmë SPAK-un, do i marrim shpatën. Ndërkohë, që BE nuk të le ta prekësh atë shpatë. Sepse me anëtarësimin në BE, dorëzon një pjesë të sovranitetit. Njësoj sikurse ndodh kur martohesh. Kush është i martuar këtu, e di. Unë jam martuar më shumë se njëherë, e di më mirë se ju.

Janë dhe standardet e jetës. Kur hyn në Bashkimin Europian, hyn në një kategori që është kategoria e përfituesve. Ne në gati 10 vjet, kemi marrë 1 miliard e ca mbështetje. Në BE, 1 miliard euro do marrim çdo vit.