• Arti i joshjes ndonjëherë është i vështirë për t'u kuptuar, prandaj shpesh nuk e dimë kur dhe përse i pëlqejmë dikujt. Çfarë shohin meshkujt të veçantë tek ne?

19 janar 2015 – Mësoni më poshtë përgjigjet.

Femrat janë të buta dhe erëmira

Meshkujt e adhurojnë butësinë e lëkurës se femrave, aromën e shampos, të sapunit, të kremit apo të parfumit.

Femrat janë amësore

Femrat kanë instinktin amësor, janë të ngrohta dhe të përkujdesura, prandaj meshkujt duan t'i kenë pranë.

Femrat dinë të dëgjojnë

Për çdo problem që u shfaqet, meshkujt e kanë më të lehtë të flasin me një femër, sepse ajo ka durimin t'i dëgjojë dhe t'u japë këshilla të vlefshme.

Femrat dinë të shprehin ndjenjat

Meshkujt ndryshe nga femrat nuk i shprehin lirisht ndjenjat e tyre. Gjinisë tjetër duket sikur i vjen çdo gjë vetvetiu.

Meshkujt mahniten pas trupave të femrave

Trupi femëror ka aq shumë bukuri dhe personalitet. Pika ku meshkujt fiksohen më së tepërmi janë ijet.

Ata i pëlqejnë takat e larta

Këmbët e një femre duken gjithmonë më bukur kur ato veshin taka.