Për 47 ditë ka udhëtuar shumë shpesh për t’iu bashkuar çadrës së protestës, për t’iu bashkuar qytetarëve të tjerë që ndanin të njëjtat bindje dhe dëshira me të, për zgjedhje të lira e të ndershme.
Por prej ditës së sotme, çadrës së lirisë do t’i mungojë një prej protestuesve më të palëkundur.
Avni Bega është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshë të re.
Deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj, teksa shpreh ngushëllime për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, përcjell edhe foto nga ditët kur Avni Bega i është bashkuar protestës.
“Çadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.
Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e parakohshme të Avniut.
Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, çdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira.
Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta çuar deri në fund rrugën e nisur.
I lehtë i qoftë dheu”, shkruan Hajdarmataj.
“Çadra e Lirisë” humbet një protestues
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





