Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik në Vlorë, ku tashmë nuk ofrohet vetëm hapësirë e lirë por edhe çadra falas për të gjithë pushuesit.

“Mirëmëngjesi dhe me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, ku nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.