Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu, por në zonat e thella malore Veriore dhe Lindore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. Pasditja dhe orët vijuese do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit. 

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 16°C.                                           

Era do të fryjë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.