Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.
Mesdita dhe orët vijuese do të bëjnë që i gjithë terriotri të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat Veriore.
Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim parashikohet që harta e reshjeve të zgjerohet duke bërë që në mbrëmje dhe gjatë natës vonë i gjithë territori të jetë në mbizotërimin e reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.