Ndryshim në pankinë te Cagliari. Pasi ka shkarkuar trajnerin Rolando Maran, skuadra sarde ka zgjedhur edhe teknikun e ri i cili do të jetë ish portieri legjendar i Interit, Walter Zenga. Cagliari ka arritur akordin me Zengën për një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Ky i fundit ka fituar balotazhin me një tjetër ish-interist Andrea Stramaccionin i cili ishte zgjedhja e parë e presidentit të skuadrës sarde Giulini i cili në fund ndryshoi mendje. Ende mungon zyrtarizimi i cili do të vijë shumë shpejt.