Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin, pranë fshatit Labinot Fushë, mbrëmjen e së enjtes ka vënë në alarm strukturat e emergjencës në Elbasan.

Menjëherë të gjitha mjetet dhe ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile dhe Bordit të Kullimit janë vënë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës, e cila rrezikon rreth 200 shtëpi të Labinotit dhe Pompat e Ujit të pijshëm të qytetit.

Rreth 300 blloqe betoni aktualisht po vendosen për të forcuar argjinaturën dhe për të evituar një situatë përmbytje. Parashikimi për një përkeqësim të kushteve të motit ka bërë që strukturat të përshpejtojnë ndërhyrjen pasi prurjet e mëtejshme të lumit do ta bënin të pamundur punën në shtratin e lumit.