25 shkurt 2015 –  Çaji është një pije që mund t’ju qetësojë kur keni nevojë të qetësoheni, apo t’ju kthjellojë kur keni nevojë të përqendroheni 

Çaji është më lehtë të përgatitet se sa kafeja

Për kafenë duhet të prisni që uji të vlojë, ta zieni përsëri dhe të prisni që të mos derdhet uji. Për çaj ju nevojitet vetëm gota, qeska me çaj dhe uji i vluar. Nuk ka më lehtë.

 Çaji i gjelbër ruan shëndetin e eshtrave

Studimet kanë zbuluar se çaji i gjelbër mund ta ulë rrezikun për të mos u prekur nga osteoporoza dhe thyerja e eshtrave te njerëzit e moshuar.  

 Çaji i zi, jo i ëmbëltuar, neutralizon aromën e keqe nga goja

Nëse keni probleme me aromën e keqe nga goja, do të duhej të filloni të pini çajin e zi. Hulumtimet nga Universiteti i Çikagos kanë zbuluar se çaji përmban substancat kimike të quajtura polifenole, të cilat ngadalësojnë formimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.

 Çaji zbut alergjitë sezonale

Nëse keni probleme me alergjitë sezonale, filloni përditë të pini çaj nga hithrat. Edhe pse duhet përfunduar shumë studime të tjera për këtë temë, një studim preliminar që kishte përcjellë 69 njerëz ka zbuluar se gjethja e thatë e hudhrës, në masë të madhe, lehtëson simptomat e alergjisë.

 Disa ekspertë pohojnë se nganjëherë më mirë është të pimë çaj se sa ujë

Hulumtuesit evropianë kanë zbuluar se çaji mund ta hidratojë trupin po aq sa edhe uji dhe në masë të madhe dhe të ngjashme kompenson mungesën e lëngjeve në trup. Pasi që çaji përmban antioksidues të shumtë, për një nuancë është më i shëndetshëm sesa uji. Uji është i përsosur për hidratimin e trupit të njeriut. Çaji po ashtu përmban edhe antioksidues, kështu që përmes çajit merrni efektin ”dy në një”.