16 janar 2014 – Konsumi i çajit të gjelbër është mjaft i dobishëm për shëndetin, madje mendohet se përmirëson kujtesën. Por sipas një studimi të ri, Konsumimi i këti çaji mund të dobësojë efektet e një pilule.
Studiuesit japonez zbulian se pija bimore bllokon transportuesit e veçanta qelizore që normalisht ndihmojnë trupin për të absorbuar ilaçet beta-bllokues.
Në testet e kryera, njerëzit që pinin çaj të gjelbër së bashku me ilaçet e tyre përfunduan me nivele më të ulëta të qarkullimit të gjakut.
Ekspertët thonë se konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë ndërveprim, shkruan Idea.
Mjekët theksojnë se lëngje frutash të caktuara, mund të shkaktojnë ndërhyrje në disa medikamente të zakonshme.
Nuk është e qartë nëse llojet e tjera të çajit kanë një efekt të ngjashëm.
Mjekët theksojnë se çaji jeshil është shumë i shëndetshëm por nuk duhet konsumuar gjatë marrjes së pilulave.
/albeu.com/





