Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Cakaj do të pritet në Prishtinë nga homologu i tij, Glauk Konjufca dhe më pas dy ministrat do të zhvillojnë një bisedë të shoqëruar edhe nga delegacionet përkatëse.

Pas takimit mes tyre, Konjufca dhe Cakaj do të dalin në konferencë të përbashkët për shtyp në orën 10:00 në Ministrinë e Jashtme të Kosovës në Prishtinë.