Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka takuar sot ish-Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama, Victoria Nuland dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).

Në një postim në Facebook, Cakaj bën me dije se në bashkëpunim me AADF është jetësuar projekti YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

POSTIMI I CAKAJT

Një bashkëbisedim i frytshëm me dy miq të pakursyer të Shqipërisë, Victoria Nuland, ish Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).

Me AADF kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Digjitalizimi i pasurive arkivore të MEPJ-së do lehtësojë qasjen e shtojë vetëdijen për historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi.