Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj priti në një takim zyrtar në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Cakaj shkruan në Facebook, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.
POSTIMI I PLOTË
Sot me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Nikos Dendias, vlerësuam lart bashkëpunimin mes vendeve tona dhe theksuam fort rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe!
Duke marrë parasysh strukturat mbështetëse të Shqipërisë, vlen të theksohet se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Greqia, po ashtu, do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Shqipëria dhe Greqia do të shtojnë ritmin e punës së përbashkët e do të thellojnë bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë





