Një ditë pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një konferencë për shtyp veçoi se Shqipëria është një rast shembullor në rajon që ka plotësuar kushtet ku theksin e vuri tek reforma në Drejtësi.
“Shqipëria është një rast shembullor i transformimit të drejtësisë. Raporti i Komisionit Europian veçon Shqipërinë nga gjithë rajoni.
Shqipëria ka ngritur dhe institucionet e reja gjyqësore. Raporti i Komisioni Europian konfirmon përpjekjen e fuqishme të qeverisë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
Komisioni nënvizon se Shqipëria është një rast suksesi sa i përket reformës në drejtësi. E veçon për një shkak me vlerë të dyfishtë, nivelin e performancës ndërkombëtar. Duke vlerësuar numrin e gjyqtarëe dhe prokurorëve të vetuar thekson se është kryer nën monitorimin e ONM. Qeveria është vlerësuar për luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut e drogës”, deklaroi Cakaj.





