Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Gjermani për të ndjekur punimet e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Pak para nisjes së kësaj Konference, Ministri në Detyrë Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah.
“Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alawi bin Abdullah!
Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera!
Po ashtu, diskutuam për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike.”, shkruan ai në Facebook.





