Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar.
Në një postim në Facebook, Cakaj bën me dije se në diskutim, palët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020.
“Në Mynih, mes tjerash, bisedova edhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, z. Miro Cerar, për të ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e veçantë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020! Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.” shkruan ministri.





