Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Ckaj shkruan në Facebook, se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.
POSTIMI I PLOTË
Sot pata nderin e rrallë të pres në një takim kortezie Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim!
Diskutuam hollësisht mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në 2022.
Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.
ShBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë





