Në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker.
Cakja bën me dije përmes një postimi në Facebook, se takimi u përqendrua në diskutime që lidhen me çështje të interesit të përbashkët, Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për vitin 2020, si dhe perspektivën e hapjes së negociatave për Shqipërinë, situatën në Ballkan.
POSTIMI I PLOTË
Në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, zhvillova një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, z. Philip Reeker!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gadishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit !
Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë!
Në fund, shprehëm përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin dhe intensifikuar komunikimin në kontekst të OSBE-së dhe jo vetëm





