Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, Gent Cakaj ka uruar marrëveshjen mes VV dhe LDK-së në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Cakaj shkruan në Facebook, se në sfidat e shumta do të ketë bashkëpunim të shtuar mes Kosovës e Shqipërisë, duke e cilësuar atë të domosdoshëm.
“Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm. Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”.





