Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Sipas tij strukturat e policisë janë të pajisura me librin e xhepit për çdo nevojë.
“Policia ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e procesit. Qytetarët të denoncojnë veprimtaritë e paligjshme. Punonjësit e policisë të jenë korrekt në detyrë.
Task Forca monitoron veprimtarinë e policisë. Policia ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e procesit”, tha ai.





