Një pako me sasi eksplozivi e vendosur pranë një zyre avokatie dhe përkthimi në Vlorë, sapo është çaktivizuar nga forcat xheniere. Eksplozivi i llojit C4 me një sasi prej rreth 200 gramësh ishte i lidhur me një celular.
Policia ka marrë në pyetje avokatin dhe përkthyesin e zyrave përkatëse të objektit dykatësh ku ishte vendosur eksplozivi, ndërsa ka mbledhur edhe pamjet filmike të siguruara nga kamerat në zonë.
"Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve”, njofton policia.





