Një punonjës policie private ka përfunduar në pranga pasi ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punon si dhe nuk ka raportuar vjedhjen e ndodhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.