Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot gjyqtarët për mediat nga Gjykatat e Apelit, detyrë kjo në funksion të transparencës, risi e Reformës në Drejtësi.
- Vojsava Osmanaj – juridiksioni i Apelit Shkodër
- Edlira Petri – juridiksioni i Apelit Tiranë
- Desart Avdulaj – juridiksioni i Apelit Durrës
- Klodiana Gjyzari – juridiksioni i Apelit Vlorë
- Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë
- Enton Dhimitri – juridiksioni i Apelit Gjirokastër
- Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ
- Saida Dollani – juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda/për gjykimin e veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në njoftim thuhet se vendimi i sotëm konfirmon angazhimin e Këshillit për vendosjen e marrëdhënieve të mira me mediat, duke marrë masat për të lehtësuar realizimin e misionit të tyre sa më mirë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor mban në konsideratë se komunikimi me mediat si një institucion social, për të qenë efektiv e në shërbim të drejtësisë, si komponent thelbësor për një shoqëri të lirë dhe demokratike, duhet të jetë sa më i përgjegjshëm dhe profesional.





