Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 11 qershor. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, që citojnë burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi u mor pas takimit konsultativ që Presidenti Hashim Thaçi zhvilloi mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës.
Mësohet se 11 qershori mori dakordësinë e mbi 20 përfaqësuesve politikë. Në takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e LDK-së.