Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës ku vendosi për zgjatjen e afatit me një periudhë tjetër tremujore, për 4 caktime të përkohshme, konkretisht:

Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Asllan Bajramaj, është caktuar drejtues i Prokurorisë Përmet.

Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;