10 ditë pas ankimit të SPAK, është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen ndaj Sali Berishës.
SPAK ka kërkuar rikthimin e Berishës në masën e “arrestit të shtëpisë”.
Mësohet se shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Engert Pllumbi, i cili do të shqyrtojë ankimin e SPAK që kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie.
Kryedemokrati Sali berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.