Përflitej prej ditësh, por sot ka marrë formën zyrtare. Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri i ri i Teutës.
Sipas burimeve të DurrësLajm pranë ekipit të Teutës, mësohet se korçari do të drejtojë durrsakët në sezonin 2018-2019.
Si lojtar, Shkëmbi ka veshur gjithashtu fanellën e Teutës.
Ish-fantazisti që bëri historinë me Skënderbeun si futbollist, tashmë do të provojë për herë të parë një aventurë në drejtimin e një skuadre të Kategorisë Superiore.
Teuta vjen në sezonin e ri 2018-2019 pas një sezoni të luftuar deri në fund për të qëndruar në Kategorinë Superiore.





