Stadiumi i Atleticos së Madridit, Vincente Calderon, do të pushojë se ekzistuari pas 50 vitesh aktivitet. I përuruar në vitin e largët 1966, imbianti i Los Colchoneros do të qëndrojë në këmbë deri në fund të vitit, ndërsa pas përfundimit të sezonit nuk do të jetë funksional për ndeshjet e Atleticos, që shumë shpejt do të ketë impiantin e ri Wanda Metropolitana.Drejtuesit e klubit kanë marrë një vendim mjaft interesant për të kënaqur tifozët fanatikë apo atë që cdo vit abonohen për të ndjekur në cdo ndeshje brenda idhujt e tyre. Secili tifoz do të ketë të drejtë që ta marrë në shtëpi ndenjësen ku ka qëndruar prej vitesh për të ndjekur pasionin e tij. Sigurisht që të abonuarit duhet të bëjnë një këkesë zyrtare në klub, për t’iu dhëmë kjo mundësi.
Ky vendim ka qëllim të dyfishtë. E para për të vlerësuar mbështetjen historike të Los Colchoneros, dhe e dyta për të evituar aktet vandale, që u panë që pas ndeshjes së kthimit të Championsit në derbi me Realin e Madridit, ku shumë tifozë shkulën ndenjëset duke i marrë me vete. E duke parë që ky impiant do të qëndrojë edhe për pak kohë në jetë, duhen marrë masat që të mos shkulën në mënyrë të pakontrolluar ndenjëset. Ndeshja e fundit zyrtare e Atletcos në Vicente Calderonb do të jetë me Bilbaon këtë të dielë, ndërsa më 27 maj do të zhvillohet finalja e Kupës së Mbretit Alaves – Barcelona, ndërsa një ditë më pas do të zhvillohet një festë lamtumirë për këtë stadium me legjendat e së shkuarës të Atleticos. Deri në fund të vitit mund të zhvillohet të tjera aktivitete artistike para se të nisë shembja e e këtij impianti 50-vjecar. Vetë klubi madrilen i ka sqaruar të gjithë tifozët se ata që dëshirojnë ndenjëset e tyre mund të bëjnë një kerkesë dhe në fund të vitit mund ta marrin si kujtim nga Vicente Calderon, para se të nisë shembja.