5 gusht 2014 – Koka sa më e mbuluar është trendi i kësaj vere.
Nga Lady Gaga, tek Jennifer Lopez, Eva Mendes, Kate Moss, Salma Hayek apo Chloe Sevigny, të gjitha janë infektuar nga forma çallmë, që mbulon pjesën më të madhe të kokës.
Pavarësisht shprehjes klasike, flokët janë gjysma e bukurisë, ndonjëherë është krejt e kundërta, ku më mirë t’i kesh mbuluar sesa të jenë të çrregullta dhe pa formë.
Prandaj është mirë të pajtoheni me tendencën e kësaj vere, ku një shall sipër kokës ju bën me ekzotike seç e kishit menduar.
Ja yjet që ndjekin këtë tendencë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





