22 gusht 2014 – Deri para pak ditësh, Rita Ora vazhdonte ta adhuronte ish-të dashurin, por gjithçka është përmbysur kur Calvin Harris i bllokoi performancën në “Teen Choice Awards”.
Që prej asaj dite, Rita Ora ka anashkaluar çdo lloj komenti dhe pyetje për “surprizën” aspak të bukur që i bëri Calvin.
Rita teksa ndodhej në promovimin e albumit të saj të ri, gazetarja e “NYC” e pyeti rreth incidentit që shkaktoi Calvin Harris, e këngëtarja me mjaft eduaktë nuk lëshoi asnjë lloj sharje, thjesht ndërpreu në mes intervistën live.
Pavarësisht problemeve në jetën personale, Rita arrin që përpara publikut gjithnjë të fsheh dhimbjen dhe t'u dhurojë fansave spektaklin që ata presin prej saj.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





