Ylli Cameron Diaz, e cila në 2019-ën, mirëpriti vajzën e saj të parë Raddix, me partnerin Benji Madden, ka folur së fundmi se si është të punosh me kohë të plotë në ekran dhe pse vendosi që të largohej prej tij.
“Kur ti bën diçka për një kohë shumë të gjatë, i dedikon asaj çdo gjë tënden, përfshihesh aq shumë, sa çdo gjë e jotja bëhet edhe e të tjerëve.”- shpjegoi Diaz. “Nëse do të flasim pë menaxhimin e vetes si një qënie njerëzore, do të thoja se Cameron Diaz është një makinë. Por për sa i përket anës shpirtërore, arrita të kuptoj se nuk po funksiononte si duhej.”
Roli i fundit i Cameron Diaz ishte në 2014-ën, në filmin Annie.
Diaz ka thënë se është shumë e kënaqur me jetën e saj të re, të fokusuar në familje.
“Më pëlqen aktrimi, e dua, mund ta dua përgjithmonë, ndonjëherë ndihem sikur kam energji dhe inerci të pakufizuar. Por thjesht pashë përreth dhe kuptova se kisha aq shumë aspekte të tjera të jetës time që po nuk po i prekja dhe nuk po i menaxhoja, sepse realisht ishte shumë punë e madhe, puna ime ishte masive
Unë vërtetë doja që të menaxhoja jetën time. Doja që rutina ime e përditshme të ishte ajo do doja unë të bëja. Është ndjesia më e mirë kur arrin të kuptosh dhe të vendosësh mbi këtë, dhe tani ndihem e plotësuar. U njoha me bashkëshortin tim, krijuam një familje. Pra po bëj gjërat për të cilat nuk pata kohë më parë. Jo vetëm kohë, por edhe hapësirë për të marrë vendime, vendime të duhura në kohën e duhur.”