21 maj 2015 – Shpëtim Idrizi u zgjodh sot nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, duke u bërë përfaqësuesi i parë i partisë çame në një pozicion kaq të lartë. Përzgjedhja dhe më pas votimi i tij u bë me shumicë votash nga mazhoranca, pak kohë pasi kreu i PDIU u fut në koalicion me PS-në. Kjo ngjarje pasoi me një tjetër, atë të dhënies së dorëheqjes nga nënkryetari aktual, Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, partisë së minoritetit grek. “Nuk pajtohem dot me këtë situatë, shndërrimi i institucioneve në plaçkë këmbimi”, tha Dule. Ai i dorëzoi aktin e dorëheqjes kreut të kuvendit Ilir Meta, për dijeni dhe drejtuesve të grupeve parlamentare.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”