Mbretëresha Elizabeth II shfrytëzoi Jubileun e Platinit për të përcaktuar të ardhmen e monarkisë. Ajo kërkoi që Dukesha e Kornuollit të njihet si Princeshë Camilla kur djali i saj, Charles, të marrë fronin.

Kur Princi Charles u martua me Camilla në vitin 2005, çifti lajmëroi se ajo dëshironte të njihej si “Bashkëshortja e Princit”, pavarësisht se kishte të drejta edhe mbi titullin “Mbretëreshë”. Por kjo lidhej edhe me ndjeshmërinë publike ndaj një titulli të destinuar fillimisht për gruan e parë të Princit, Princeshë Dianën. Është e njëjta arsye pse Camilla nuk përdor titullin si Princeshë e Uellsit.

Mbretëresha u konsultua fillimisht me trashgëimtarët e saj të drejtpërdrejtë, Princat Charles dhe William përpara se të bënte një lajmërim kaq të rëndësishëm për titujt. Kjo nënkupton se edhe populli britanik është gati ta pranojë Camilla si Mbretëreshë.

Do të doja t’ju shprehja falënderimet e mia për mbështetjen tuaj. Mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe e përulur ndaj besnikërisë dhe dashurisë që më jepni. Kur koha të vijë dhe djali im Charles të bëhet Mbret, e di që do i jepni atij dhe gruas së tij, Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua. Dëshira ime është që Camilla të njihet si ‘Bashkëshortja e Mbretit’ teksa vazhdon shërbimin e saj besnik”, ishte fjala e Mbretëreshës.

Kjo është një ndërhyrje e madhe nga monarku, që është i vetmi person i cili mund të përcaktojë titujt mbretërorë. Që prej divorcit të Princit Charles e Princeshës Diana, e më pas vdekjes së saj, Camilla u tërhoq në hije. Megjithatë duket se opinioni publik ndaj Dukeshës së Kornuollit është zbutur dhe ajo tashmë shihet si një figurë qendrore e pallatit mbretëror.