Prej disa javësh aktori i njohur turk, Can yaman përflitet se ka nisur një romancë me gazetaren italiane, Diletta Leotta.

Pas shumë e shumë thashethemeve, një ditë më parë Can konfirmoi lajmet që kanë qarkulluar në rrjet për dyshen simpatike.

Ai publikoi në Instagram një foto krah Diletta-s, ku kjo e fundit mbështetej në shpatullën e Can.

“Çifti i rrezikshëm”, shkruante aktori krahas postimit, ku bie në sy fakti që i ka mbyllur komentet në këtë foto.

Dyshja filloi të “gjurmohej” kur Anna Pettinelli hodhi aludime për një lidhje mes tyre në emisionin e saj në radio, në “RDS”.

Më pas, revista “Chi” publikoi foto ku dyshja shfaqej nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u përqafuar dhe duke u puthur.

Mediat italiane shkruanin se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto në Instagram.