16 nëntor 2014 –  Kapiteni kuqezi, Lorik Cana, që theu rekordin e Altin Lalës për numrin më të madh të ndeshjeve me kombëtaren (80 ndeshje) ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në miqësoren e luksit ndaj Francës. “Kombëtarja pë vazhdon rrugën e saj pozitive, është duke i përmirësuar gabimet. Por më pëlqen që ekipi po lufton dhe po angazhohet. Duhet të krenohemi me këtë ekip. Ndaj Francës ekipi ynë tregoi edhe lojë të mirë, por e mbajti edhe topin në zotërim. Kemi një të ardhme të ndritur. Ne duhet të rrimë me këmbë në tokë, t’i përmirësojmë gabimet dhe të ecim përpara”, – ka deklaruar Cana.

Për Lorik Canën kjo miqësore ishte emocionuese dhe do të mbetet në historinë e karrierës së tij. Ai rrumubllakosi 80 ndeshje në total për kombëtaren kuqezi, që prej vitit 2003, kur debutonte me Shqipërinë, duke tejkaluar kësisoji Altin Lalën (79 ndeshje) dhe vendosur rekordin e vet. Mbrojtësi i Lacios është tashmë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares, cka përbën një moment krenarie e lumturie për vetë Lorikun. Ai ka mundësi ta thellojë epërsinë ndaj kuqezinjve të tjerë në këtë drejtim, sepse pritet të jetë edhe për disa vite pjesë e Shqipërisë. Aktualisht ai është 31-vjeç dhe sipas të gjitha gjasave, edhe për 4-5 vjet do ta shohim me shiritin e kapitenit kuqezi.