Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe Lorik Cana festoi 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ishte aktiv në “Instagram”, zbuloi se po e kalonte në shoqëri të mirë ditën e shënuar.

Në fillim ai postoi video me portretet e prindërve dhe më pas habiti duke treguar se nuk është i zoti vetëm në fushën e futbollit… pozoi pranë një skare (të restorantiit që ka në pronësi në Prishtinë) teksa po mbushte me qofte disa panine.

Në fund të ditës, 33-vjeçari hodhi një video ku tregonte rrugët e Kosovës të mbuluara me flamujt verdheblu.