24shtator 2015 – Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane, Monika, tashmë janë bërë prindër. Lorik Cana muaj më parë pati bërë publike se do të bëhet baba, ndërsa kishte paralajmëruar se fëmija i tij do të mund të lind në ditën që Shqipëria në “Elbasan Arena” pret Serbinë, më 8 tetor.

Cana që këtë verë kaloi te Nantes në Francë, në ndeshjen e shumëpritur ndaj Serbisë, do të hyjë në fushë si baba, gjë e cila do të rris motivimin te kapitenit.Lorik Cana i ka ngjitur emrin djalit, i cili ka ardhur në jetë pasditen e së mërkurës. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe mesfushori i Nantes i ka lënë djalit një emër të lashtë ilir. Ai e ka quajtur atë Bojken.

/portali DurresLajm/