Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike prej afro 15 vjetësh. Burime të sigurta nga kombëtarja shqiptare kanë bërë të ditur se Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës si futbollist pas mos gjetjes së një skuadre për sezonin e ri.
Kështu, futbollisti shqiptar po e mbyll karrierën në heshtje, pasi vuan nga një sëmundje në zemër që nuk e lejon të luajë në fushë.
Në fakt, mjekët i sugjeruan Canës që të mos luante në Euro 2016, por ai e refuzoi këtë këshillë për të realizuar ëndrrën e tij.
Pavarësisht se Cana ka konfirmuar largimin nga futbolli në nivel kombëtaresh pas Euro 2016, kjo tërheqje përfundimtare vjen më shpejt nga sa pritej.





