16 nëntor 2014– Ndeshja e 80-të në kombëtare, lojtari që ka mbajtur më shumë veshur fanellën kuqezi. Lorik Cana pati një arsye më shumë për të festuar për barazimin me Francën, kombëtares së vendit ku u bë i njohur si futbollist. Një 90 minutësh ai me gjelat, të cilët kapiteni e cilësoi si mjaft pozitiv dhe vazhdimësi e rezultateve të arritura nga kombëtarja. “Ajo që më kënaq më shumë është se ekipi luan mirë, prodhon lojë bën raste dhe e pamë edhe këtë ndeshje. Jam krenar për këta çuna dhe duhet të vazjhdojmë në këtë rrugë.
Jam i kënaqur që po përmirësohemi por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse nuk mund të shpallemi kampionë europe menjëherë, duhet të ecim përpara. Pengu im traversa? Jo peng më mbeti fakti që nuk fituam, sepse ekipi luajti mirë dhe të gjithë duhet të jenë krenarë për këta djem.” Për Lorik Canën e rëndësishme është që të gjithë futbollistët që po hyjnë në përfaqësuese po japin maksimumin duke treguar përkushtim për këto ngjrya e për fanellën.





