Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana do ta luajë ndeshjen të dytë në grupet e Europianit në stadiumin “Velodorom” të Marsejës, pikërisht atje ku disa vite më parë ka qenë idhull i çdo tifozi. Mbrojtësi kuqezi rrëfen për gazetën prestigjoze në Francë “L’equipe” se kjo ndeshje do të luhet vetëm 15 minuta larg shtëpisë së tij.“Është e kuptueshme qe është e veçantë për mua të marr pjesë në një kompeticion të rëndësishëm, të parin për Shqipërinë, në vendin tim të dytë, dhe për më tepër kundër Francës në Marsejë.

Do të jetë e pabesueshme për familjen time të më shikojë të luaj në stadiumin Velodrom, vetëm çerek ore larg nga shtëpia ime. Është një lojë e fatit. Për më tepër qe ishte edhe një nga dëshirat e mia”, deklaron Cana."Ne kemi lojtarë të mirë, teksa trajneri po bën një punë shumë të mirë me Kombëtaren. Zvicra do të jetë një kundërshtarë i vështirë, pasi në të luajnë disa lojtarë me origjinë nga Shqipëria", tha kapiteni jonë për të përditshmen francez.