Lorik Cana ka postuar një foto në “Instagram” që ka marrë shumë reagime. Kapiteni legjendar i kombëtares sonë shfaqet i vogël në foto dhe shkruan: “Mama dhe mini Liki, dikur viti 85-86, s’jam i sigurt”.
Nuk mund të mungonte as komenti i Bes Kallakut: “Duket katunari, e vret dielli, me sy mbyllur dhe vetullat e verdha”, shkruan aktori. Reagim ky që ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit.





