Candice Swanepoel tashmë ka bërë emër në fushën e modës, kjo për faktin se është njëra nga supermodelet me trupin më seksi në botë, por edhe me pamje magjepsëse me të cilën rrezaton në revytë e modës dhe ballinat e revistave më të njohura në botë.
Engjëllushja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret’ nuk e ka zakon që të flasë shumë rreth jetës së saj private, por këtë herë e ka bërë një përjashtim, duke zbuluar detaje mjaft të nxehta rreth asaj se çfarë kushtesh duhet t’i plotësojë një mashkull në mënyrë që të ketë sukses me të në fushën e dashurisë.
Candice deri më tani ka pasur disa të dashur, dhe ajo thotë që partneri i saj duhet të mundohet shumë për t’ia rrëmbyer zemrën e saj, ndërsa edhe kur ta arrin këtë ai ende duhet ta dëshmojë veten para Candice-s.
“Kur ish-të dashurit më janë paraqitur, kishin menduar se do ta kenë të lehtë të më pushtojnë, por ata shumë shpejt u bindën se duhet të djersiten paksa. Kurrë nuk i kam pëlqyer meshkujt dhe as nuk do t’i pëlqej në të ardhmen, që janë mendjemëdhenj dhe mundohen të shiten si ‘macho-man’. Edhe shumica e ish-të dashurve të mi në fillim ishin të tillë, por shumë shpejtë e kuptuan dhe kanë bërë ndryshime të mëdha dhe se e panë se duhet të më meritojnë. Dhe pas atyre ndryshime, unë pranova që të jenë të dashurit e mi”, ka rrëfyer Candice.
Por ajo ka shtuar se jo gjithçka kishte përfunduar atëherë, pasi ajo vazhdimisht i ka mbajtur në tension të dashurit e saj.
“Ua kam bërë me dije se vazhdimisht do të jenë nën vëzhgimin tim dhe nëse nuk veprojnë si duhet, pason ndarja. Por edhe unë nga ana ime e kam dhënë dhe e jap maksimumin në lidhje, pasi të dyja palët duhet të angazhohen”, ka shtuar bukuroshja Candice Swanepoel.
Ajo në fund tha se së shpejti dëshiron të krijojë një familje të madhe dhe t’i përkushtohet tërësisht asaj, sepse bashkëshorti dhe fëmijët, sipas saj, duhet të jenë para çdo gjëje, edhe para karrierës së suksesshme.