13 nëntor 2015 – Vitoria Secret zhvilloi spektaklin e saj për prezantimin e të brendshmeve ditën e martë në New York. Në këtë spektakël merrnin pjesë 45 modele.
Ajo që shkëlqeu gjatë spektaklit ishte Candice Swanepoel, duke lënë pas 44 modelet e tjera.
Modelja jugafrikane ka dominuar në skenën edhe pse ka qenë e sëmurë. Kjo gjë u mësua pasi para pak ditësh ajo publikoi një foto teksa mbante në fytyrë një maskë. Por këtë herë bukuroshja ka mposhtur sëmundjen duke shkëlqyer në pasarelë.
/portal DurresLajm/