TIRANE,9 shtator 2013 – Eralda Çani do te jete keshilltarja e kryeministrit Rama per te drejten publike. Lajmin e ka njoftuar vete Rama permes nje postimi ne profilin e tij ne Facebook. 

“Kabineti i kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjëgjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike dhe të procesit vendimmarrës në kryeministri”- shkruan Rama. 
Sipas tij, përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të të drejtës kushtetuese – administrative. 
“Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brenda e jashtë vendit, po edhe praktika e përfshirjes aktive në jetësimin e projekteve të rëndësishme për të drejtën publike. Kam bindjen e plotë se kontributi i Eralda Çanit në procesin vendimmarrës do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes sonë, dhe do të jetë një vlerë e çmuar në mozaikun e talenteve e të eksperiencave të posaçme që po ndërthurrim për skuadrën e re të këshilltarëve të kryeministrit”- shkruan Rama.