Tiranë, 28 qershor 2014 – Në një intervistë për suplementin BlueTooth, moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani shprehet se mungesa e edukatës seksuale i ka lënë shqiptaret me probleme mendore.

Ai shprehet se nuk është aspak e tepërt prania e pornostareve në emisionin e tij.

“E tepërt? Fare! Shumica e banorëve të këtij vendi vuajnë ende nga frustrimet seksuale. Në shkollat tona edukimi seksual është ende tabu. Kjo është sipas meje dhe një nga arsyet themelore të prapambetjes mendore dhe shoqërore që ka Shqipëria. Ndaj pornostaret janë mëse të mirëpritura në studiot televizive. Jo të gjithë guxojnë t’i ftojnë dhe ky është shansi im”, shprehet Çani.

“Adoleshentët më shumë se kurrë duhet të çlirohen seksualisht. Vetëm kështu ata do të mund të përballojnë me qejf jetën e adultit”.

I pyetur nëse janë kaq të çlirët shqiptarët për tema si seksi apo pornografia, ai përgjigjet: “Nuk e di, por di që pa seks nuk ka jetë. A nuk përpiqen çdo ditë të gjithë të joshin dhe të jenë të joshur? Pse nuk duhet të përballen me këto gjëra edhe kur ata shfaqen në ekran? Në çfarë shoqërie jetojmë vallë?”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/