Arian Çani me sa duket nuk di asgjë për spektaklin “Miss dhe Mister Pornostar” që është paralajmëruar nga Kika, ish-pjesëmarrësi nga Peja në Big Brother Albania.
Kika ka thënë se Kryetar i Jurisë në këtë spektakël është Arian Çani, por kjo duket se nuk është e vërtetë. I kontaktuar nga Express, Çani ka thënë se “Kjo mund të jetë vetëm një dëshirë e Kikës”, por ka shtuar se “nuk ka kurrfarë marrëveshje me të”.
Kika ka paralajmëruar se në këtë spektakël do të marrin pjesë edhe fytyra të njohura të cilat do të pozojnë nudo.