Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka treguar eksperiencat e saj profesionale të mëparshme, para se të bëhej zv. Ministre dhe më pas ministre.

Në intervistën në studio, Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh. 

“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini. 

“Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër”, i tha Arian Çani ministres. 

“Unë jam këtu falë eksperiencës time”, u përgjigj Besa. 

“Po, ka shumë si puna jote, por i mungon ky kriter, që nuk njohin atë…”, tha Çani. 

“Ke të drejtë të bësh çdo analizë, por unë nuk pajtohem me të”, u shpreh Besa.