6 janar 2014 – A1 Report bën me dije se sipas burimeve në policinë rrugore, prezantuesi Arian Çani është përfshirë pak ditë më parë në një incident me policinë rrugore, duke humbur për 6 muaj të drejtën e të qenit shofer. Gjithçka ka nisur me një mosrespektim semafori nga Çani, duke përfunduar më pas në një përplasje mes tij dhe shefit të trafikut rrugor të kryeqytetit, Ervin Dervishi. Nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se Çani ka kaluar me shpejtësi të madhe semaforin me të kuqe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në krah të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke mos u ndalur dhe duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve tek vijat e bardha. Çani është ndjekur për disa minuta me radhë në rrugët e kryeqytetit, pasi ai i ka rënë kryq e tërthor bulevardit, duke sjellë vërdallë policët që i ishin vënë në ndjekje, të cilët kanë mundur ta ndalin diku në afërsi të Pallatit të Kulturës. As telefonata me ministrin nuk e ka ndihmuar Çanin, që t’ia hedhë A1 thotë se Çani vazhdon të qarkullojë me automjetin e tij edhe pse nuk ka patentë dhe leje qarkullimi.