Fabio Cannavaro bën një hap pas si trajner i kombëtares së Kinës. 45-vjeçari aktualisht drejton kombëtaren e vendit aziatik por edhe Guangzhou Evergrande, një angazhim që tashmë duket i papërballueshëm për italianin.
Ai bëri të ditur se dëshiron të përkushtohet edhe me familjen dhe drejtimi i dyfishtë nuk e lejonte diçka të tillë ndaj dhe njoftoi largimin si trajneri i Kinës por ndërkohë do të vazhdojë aventurën në krye të klubit të tij, Guangzhou Evergrande.
Sa i takon kombëtares, mësohet se Marcello Lippi do të jetë ai që do të rikthehet në postin që e ka mbajtur disa vite.





